Sq:Gramps 5.2 Wiki Manual - Preface

From Gramps
Revision as of 02:58, 7 October 2023 by Gioto (talk | contribs)
(diff) ← Older revision | Latest revision (diff) | Newer revision → (diff)
Paraprak Indeks Tjetri

Gramps është një paketë softuerike e dizajnuar për hulumtime gjenealogjike. Ndonëse është e ngjajshme me programet tjera gjenalogjike, Gramps ofron disa tipare të veçanta dhe të jashtëzakonshme, për të cilat do të flasim më poshtë.

Gramps është një paketë Softuerike e burimeve të hapura, që do të thotë se jeni të lirë të bëni kopje dhe t'ia shpërndani atë kujt të doni. Zhvillohet dhe ruhet nga një ekip vullnetarësh nga e gjithë bota qëllimi i të cilëve është ta bëjnë Gramps-in të shkëlqyeshëm, dhe të lehtë për përdorim.


Për çka ju duhet ta përdorni Gramps??

Shumica e programeve gjenealogjike ju mundësojnë të fusni informacione për paraardhësit dhe pasardhësit. Në mënyrë tipike, ato mund të afishojnë marrëdhënie familjare përmes grafiqeve, grafeve apo raporteve. Shumica ju lejon të përfshini informacione për njerëzit edhe nëse ato nuk kanë lidhje me familjen e parë që keni kërkuar. Dhe mund të përfshijnë tipare që ju lejojnë të ndryshoni të dhëna me programe tjera dhe të shtypni tipe të ndryshme të raporteve.

Gramps i ka të gjitha këto mundësi dhe më tepër. veçanërisht, ju mundëson të bashkoni sopëza dhe pjesë të të dhënave sapo të dalin nga kërkimi juaj dhe t'i vendosni ato në një vend--në kompjuterin tuaj. Atëherë mund të përdorni kompjuterin tuaj për të manipuluar, të lidhni dhe t'i analizoni të dhënat tuaja, e jo të bëni rrëmujë me letra.

Marrëveshje tipografike

Në këtë libër, disa fjalë janë të shënuara me tipografi të veçantë:

  • Aplikacione
  • Komandat që shtypni në vijën e komandave
  • Emrat e skedarëve
  • Tekst i zëvendësueshëm
  • Emërtime për butona dhe pjesë tjera të ndërfaqes grafike
  • Përzgjedhjet e menysë kanë këtë pamje: Meny -> Nënmeny -> Artikull i menysë
  • Butona që mund t'i klikoni
  • Çdogjë që të shtypni

Udhëzuesi gjithashtu siguron pjesëza të grupuara të informacioneve shtesë si këshilla dhe shënime, si vijon.


Tango-Dialog-information.png
Shembull për këshillën

Këshillat dhe pjesëzat do të kenë këtë pamje.


Gramps-notes.png
Shembull për shënimin

Shënimet do të kenë këtë pamje.


Më në fund, ka disa njoftime që ju lajmërojnë se ku duhet të keni kujdes:

Gnome-important.png
Shembull për paralajmërim

Kështu e ka pamjen një paralajmërim. Nëse rastisni të hasni në një problem, do të njoftoheni para kohe.
Paraprak Indeks Tjetri
Gnome-important.png Special copyright notice: All edits to this page need to be under two different copyright licenses:

These licenses allow the Gramps project to maximally use this wiki manual as free content in future Gramps versions. If you do not agree with this dual license, then do not edit this page. You may only link to other pages within the wiki which fall only under the GFDL license via external links (using the syntax: [https://www.gramps-project.org/...]), not via internal links.
Also, only use the known Typographical conventions